E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK-ja blenë 5 autoblinda

Pjesëtarët e FSK-së dy autoblinda deri më tani i kanë blerë dhe pritet t’i blejnë edhe tri të tjera me paratë që merr Kosova si mbështetje financiare nga Turqia si dhe të dyja vendet do të shkëmbejnë atashe ushtarak në ambasadat e tyre në të dyja kryeqytetet.
Kjo u bë e ditur të premten pas takimit në mes të ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz.

Ky i fundit ka thënë se ruajtja e integritetit territorial të Kosovës dhe sovranitetit të saj është jetike, duke shprehur gatishmëri që t’i japin përkrahje edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Kosova është si të gjitha vendet e Ballkanit dhe duhet t’i ketë po të njëjtat mundësi.

Yilmaz ka pohuar se janë të gatshëm ta përkrahin në çdo aspekt Kosovën, duke quajtur kështu vend me sovranitet të plotë, por ka këshilluar që dialogu të vazhdojë dhe të mos mbyllet asnjëherë mundësia për të dialoguar.

Në anën tjetër, ministri Çeku, ndër të tjera, ka thënë ta ketë njoftuar homologun e tij edhe për ecurinë e procesit të rishikimit të FSK-së dhe sfidat që po kalojnë në këtë proces. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›