Daçiç: S'njohim Kosovën, të zgjidhetçështja e strukturave paralele
WASHINGTON- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por shton se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet.
Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Daçiç ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe BE-në e SHBA-në, dëshirojnë që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.
Kreyministri serb Daçiç po qëndron këto ditë për vizitë në Washington, ku pritet të takohet me zyrtar të lart të shtetit amerikan.
I pyetur se çfarë pret nga Washingtoni kur është fjala për Kosovën, Daçiç ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakolare në këtë fushë. “Është e qartë që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia edhe më tutje është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në ato kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjenden modalitete për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele”, ka thënë Daçiç.
Ai ka shtuar se dëshira e tij ashtu edhe SHBA-ve dhe BE-së, është që marrveshjet e arritura në Bruksel, të zbatohen edhe në terren.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)