Regjistrohet viktima e dytë nga virusi H1N1

Një person i moshës 40 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin H1 N1. Ky është rasti i dytë i vdekjes si pasojë e këtij gripi në Kosovë.
Kështu ka njoftuar drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Shemsedin Dreshaj. Ai tha se edhe dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarëve ka arritur në 54 raste.
Dr. Shemsedin Dreshaj tha se pacienti ka pasur probleme të mëhershme kronike si dhe ka ardhur me vonës në Klinikën Infektive.
“Ka ndodhë gjatë ditës se djeshme rreth orës 16:45 minuta. Bëhet fjalë për një burrë 40 vjeçar, i cili më herët ka qenë i sëmurë prej bronkitit kronik, ka pasur mbi peshë dhe 7 ditë është trajtuar si gjendje gripoze në shtëpi, ditën e tetë referohet tek ne dhe brenda 24 orëve përfundon me vdekje edhe përkundër përpjekjeve maksimale me të gjitha kushtet e mundshme”, tha dr. Dreshaj.
Ndërsa, dy të tjerë të identifikuar me virusin H1N1, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tha Dr. Dreshaj:
“Në Klinikën Infektive, dy janë në gjendje të rëndë, pra, të dy janë me respirator. Të dytë janë me sëmundje kronicionare, pra, bëhët fjalë për njërin i cili më herët ka pasur tuberkuloz dhe tani ka të dyjat sëbashku”.
Meqenëse simptomat e gripit H1N1 janë të ngjashme më ato të gripit sezoanl. Dr.Dreshaj u bënë thirrje pacientëve që sa më herët të paraqiten te mjeku më i afërt për ekzaminin./Indeksonline/