E Shtunë, 31 Tetor 2026

FT, artikull per viziten e Berlusconit ne Tirane

“Financial Times” i ka kushtuar nje artikull vizites se neserme te kryeministrit italian Silvio Berlusconi ne Tirane.

Gazeta ve theksin tek projekti qe Berlusconi dhe homologu shqiptar Berisha do te firmosin per prodhimin e energjise me ane te eres, i cilesuar si madheshtor.

"Kriza e energjise ne Shqiperi dhe ambiciet e Berishes per te krijuar nje qender aktive rajonale te energjise ne vendin e dyte me te varfer te Evropes kane hapur nje treg te ri per shume kompani italiane," shkruan gazeta.

Sipas saj, kryeministri po nxiton te binde shqiptaret e lodhur nga mungesat e vazhdueshme te dritave se atyre po u vjen ndihma, pasi ne qershor do te perballet me zgjedhje.

“Berisha po ofron kushte terheqese per investitoret. Por njerezit e perfshire ne projekte, megjithate sugjerojne se ata mund te perballen me vonesa, japin paralajmerim per korrupsion, mungese transparence ne procedurat e aprovimit, mosmarreveshje per token dhe rezistence nga ambjentalistet shqiptare”, thuhet ne artikull.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›