E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FUTBOLL – Luis de la Fuente trajner i Spanjës deri në vitin 2028

MADRID, 27 janar /ATSH-AA/ – Kombëtarja e Spanjës në futboll ka zgjatur kontratën e trajnerit Luis de la Fuente deri në vitin 2028.

Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Spanjës thuhet se me trajnerin 63-vjeçar spanjoll është nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Luis de la Fuente, i cili u emërua në vitin 2022 në krye të kombëtares arriti fitore në UEFA Ligën e Kombeve në 2022-2023 si dhe Kampionatin Evropian 2024.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›