FUTBOLL – Princi William në Stamboll për të mbështetur ”Aston Villa”-n në finalen kundër ”Freiburg”

LONDËR, 19 maj /ATSH-DPA/ – Princi i Uellsit, William do të shikojë ekipin e tij ”Aston Villa” të përballet me ”Freiburg” në finalen e Europa League të mërkurën, tha aktori dhe komediani Matt Lucas.
Ylli i ”Little Britain” i tha Shoqatës së Shtypit se William i kishte konfirmuar atij, pasi mori një OBE (Urdhri i Perandorisë Britanike) për shërbimet ndaj dramës në Windsor Castle të martën, se ai do të ishte në ndeshjen në Stamboll.
Lucas, 52 vjeç, tha se “e pyeta për futbollin dhe nëse ai do të shkonte në finalen e kupës nesër, ku luan Aston Villa”.
”Aston Villa” me qendër në Birmingham është vetëm një ndeshje larg trofeut të tyre të parë të madh në 30 vjet./ a.jor.