E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FUTBOLL – Ten Hag shkarkohet si trajner i Manchester United

LONDËR, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Manchester United ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag pas fillimit zhgënjyes të sezonit të klubit.

United rrëshqiti në humbjen e katërt në Premier League këtë sezon të dielën me West Ham United dhe u pozicionua në gjysmën e fundit të tabelës.

Ekipi ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit.

Në një deklaratë të klubit thuhej se “Erik ten Hag ka lënë rolin e tij si menaxher i ekipit të parë të Manchester United”.

“Erik u emërua në prill 2022 dhe e udhëhoqi klubin drejt dy trofeve vendase, duke fituar Kupën e Ligës në 2023 dhe FA Cup në 2024. Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë”, shtohej në të.

“Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e ekipit si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve”, përfundonte deklarata./ /os/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›