Fabinho dhe prezantimi “i egër” në Arabi

Arabia Saudite nuk lejonte Fabinho-n që të merrte me vete dy qentë e tij të rracës bulldog francez, por prezantimin pas blerjen e bënë me një… tigër. Siç dihet qentë bulldog konsiderohen si të rrezikshëm në Arabi dhe 29-vjeçari për momentin i ka lënë në Britani.
Sauditët nuk habisin vetëm me shifrat që kanë dhënë për lojtarë të ndryshëm. Ditën e djeshme Al-Ittihad prezantoi mesfushorin brazilian me një tigër të lidhur në zinxhirë.
Al Ittihad bindi Liverpool-in që të heqë dorë nga Fabinho pasi paguan plot 47 milionë euro. Tek Al-Ittihad, Fabinho pritet nga lojtarë me emër si Karim Benzema dhe N’Golo Kante.