E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Capello acaron tifozët

Anglia do të luajë në një ndeshje miqësore të martën kundër Ganës, por trajneri Fabio Capello acaron sërish fansat edhe pse fiton.

Miqësorja ka shitur të gjitha biletat në stadiumin "Wembley" por trajneri ka thënë se mund të bëjë 11 ndryshime, ndërsa ka larguar para kohe 5 titullarë.

Mes tyre janë Wayne Rooney dhe John Terry, gjë që nënkupton se do të ketë një kapiten të ri për Anglinë.

"Unë mund të bëj 11 ndryshime pasi dua të respektoj klubet duke liruar disa titullarë" tha Capello.

Futbollistë të tjerë që do mungojnë janë Ashley Cole, Frank Lampard dhe Michael Dawson. Steven Gerrard dhe Rio Ferdinand kanë konfirmuar mungesat më parë.

Fansat kanë paguar të paktën nga 40 paund për të parë ndeshjen ndaj Ganës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›