Fitorja e dytë e Tefik Bajramit
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 12:46
Tefik Bajrami e ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Boksieri kosovar, të shtunën mbrëma ia doli ta mposhtë hungarezin Attila Dudas, të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve.
Kjo fitore ishte mjaft e vlefshme për karrierën e tij, ku ‘Uragani’ synon të zhvillojë sa më shumë meçe këtë vit.
“Jam i kënaqur me performancën time dhe me fitoren. Kundërshtari ishte mjaft i fortë, por mori shumë goditje nga unë, edhe pse qëndroi deri në fund.
“Nuk e kam ditur se do ta kem duelin në katër raunde, mendoja se do të zgjaste gjashtë raunde. Këtë e kam kuptuar te në fund të meçit, se përndryshe do të synoja ta përfundoj para kohe”, deklaroi Bajrami për faqen bajrami.ch.