E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kapelo: Dominimi i Spanjës ka përfunduar

Trajneri i Rusisë, Fabio Kapelo ka folur se sistemi i ashtuquajtur “tika-taka”, deri diku është kuptuar nga ekipet e futbollit.

Trajneri i Kombëtares së Rusisë në futboll mendon se Spanja nuk do të jetë dominuese në vitet e ardhshme të futbollit, të paktën jo siç po bën tani. Ai mendon se Italia e tregoi veten kur arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.

Siapas tij skuadrat që kanë luajtur me tre mbrojtës i kanë penguar spanjollët, kryesisht për shkak se ia kanë zvogëluar hapësirën në repartin e mesfushës, duke luftuar për kontrollim të topit dhe i janë shmangur lojës së topave të gjatë. Për këtë shkak Spanja ka vuajtur dhe kjo u ka mundësuar trajnerëve të tjerë të shohin se kanë mundësi të fitojnë”, – tha Kapelo për faqen e internetit të FIFA-s. Ai u shpreh se loja e njohur deri më tani si “tika-taka” deri diku është kuptuar nga trajnerët e huaj. Kapelo tha se të gjithë trajnerët e huaj po e kuptojnë këtë stil loje.

67-vjeçari po drejton me sukses kombëtaren Ruse të futbollit të cilën e ka drejtuar në 9 ndeshje, duke fituar 5, barazuar 3 dhe humbur vetëm një takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›