E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern mposht Sao Paulon, për të kaluar në finale

Pas fitores së Manchester City përballë Milan në ndeshjen hapëse të Audi Cup 2013, vjen edhe fitorja e vendasve të Bayern Munchen. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën 2-0 brazilianët e Sao Paulo në ndeshjen e përfunduar sonte në Allianz Arena.

Të dy golat për bavarezët erdhën në pjesën e dytë ku në te 55-ën zhbllokoi rezultatin kroati Mario Mandzukic dhe në minutën e 89 i riu Mitchell Weiser dyfishoi rezultatin duke përfituar nga goditja e shtyllës që bëri Xherdan Shaqiri.

Nesër do të luhet finalja në mes të Manchester City dhe Bayern Munchen.Çka vlen të theksohet është penalltia e humbur nga portieri Rogerio Ceni, i cili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, i cili goditi vetëm shtyllën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›