Tare: Etrit Berisha dëshiron Lacion
Drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, po ndjek me kujdes situatën e portierit të kombëtares, Etrit Berisha, i cili është në mëdyshje për të ardhmen e tij.
Ai shprehet se po punon që të realizojë dëshirën e gjigandit të Kalmarit për të kaluar te Lacio. Problemi për transferimin e portierit të Lacio ka të bëjë me marrjen e pasaportës suedeze. Ekipi Lacial nuk ka më asnjë vend ekstrakomunitari ndaj është e domosdoshme marrja e pasaportës suedeze për të mbyllur kalimin e tij te skuadra e Petkoviç.
Ditën e djeshme ekipi i Kievo Veronës në faqen e tij zyrtare bëri të ditur se kishte arritur një marrëveshje për transferimin e portierit të kombëtares tonë por ai reagoi menjëherë duke mohuar gjithëçka.
Lidhur me këtë lajm ka folur edhe menaxheri i tij, Eljver Raca, i cili mohon arritjen e një marrëveshje mes Berishës dhe Kievos. Sipas tij, klubi italian është treguar jo korrektë, pasi Berisha ka firmosur një kontratë me klubin por që ishte e gjitha në italisht dhe nuk kishte asnjë përkthyes. Telenovela për kalimin e gardianit pritet të vazhdojë edhe për disa kohë, derisa ai të arrijë të marrë pashaportën suedeze.