Fabregas: City? Guardiola i lodhur, varet se sa do të zgjasë

Në shtëpinë e Manchester City, ka ende, dhe me të drejtë, festë për tripletën e fituar këtë sezon. Premier League, FA Cup dhe, së fundi, Champions League, por tashmë ka nga ata që po pyesin se cila mund të jetë e ardhmja e klubit pas fitimit të çdo trofeu të mundshëm. Cesc Fabregas, siç raporton Mundo Deportivo, ka bërë disa reflektime duke analizuar se nga do të varet fati i skuadrës.
“E ardhmja e klubit mendoj se do të varet nga dy gjëra: sa të uritur janë këta lojtarë pasi kanë fituar gjithçka dhe sa kohë do të qëndrojë Pep në krye”, nënvizoi spanjolli.
“Po, sepse e pashë shumë të lodhur. Është e qartë se ai nuk do të largohet sezonin e ardhshëm, sepse ai dëshiron të fitojë gjithçka përsëri, por e ardhmja e klubit do të varet nga sa kohë do të qëndrojë Guardiola”.
Dhe tema e së ardhmes së trajnerit katalanas është, në fakt, shumë e nxehtë në tokën angleze dhe më gjerë. Guardiola ka kontratë deri në vitin 2025 dhe duket se ka ndërmend ta respektojë. Por pastaj…