Qendra spitalore e Belshit, temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

Temperaturat e larta të qershorit po sjellin probleme shëndetësore tek banorët e zonës së Dumresë.
Çdo ditë në urgjencën spitalore të Belshit paraqiten kryesisht fëmijë dhe mosha e tretë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas mjekëve çdo ditë në urgjencë priten 30 deri 40 pacientë të cilët kanë simptomat e dhembjes së kokës apo shumë raste diarre dhe temperaturë.
Për mbarëvajtjen e situatës në qendrën shëndetësore të Belshit shërbimi tashmë është kthyer në 24 orësh nga 12 që ishte më parë.
Shërbimi urgjencës në Belsh mbulon një shërbim për 30 mijë banorësh që përfshin të gjithë rajonin e Dumresë.
Gazetar Norel Zaimi
/Rtsh.al/