Fabregas, i gatshëm për Euro 2012

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka insistuar se ai do të jetë 100 për qind i gatshëm për fillimin e Euro 2012.
Anëtari i Barcelonës u aktivizua në fund të takimit në finalen e Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos dhe menjëherë pësoi një lëndim në kofshë, i cili do ta mbajë atë 10 ditë jashtë fushës së gjelbër.
Disa media kishin paralajmëruar se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kund Italisë me 10 qershor, por ish-mesfushori i Arsenalit i ka siguruar tifozët se ai do të jetë i gatshëm për të luajtur.
“Ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin që keni shfaqur për lëndimin tim. Unë jam mirë dhe nuk kam dhimbje. Shumë shpejt do të jem 100 për qind i gatshëm qe të fillojë përgatitjet me ekipin kombëtar”, shkroi Fabregas në Twitter. Spanja gjendet në grupin C ku janë edhe Italia, Republika e Irlandës dhe Kroacia.