Chelsea ua mbylli gojën

Gjiganti londinez është kritikuar nganjëherë gjatë sezonit të fundit dhe përfundoi në pozitën e gjashtë në Premierligë. Por, ai arriti të mbyllë edicionin me dy tituj të rëndësishëm duke triumfuar në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.
Luiz është i lumtur që shijoi sukses dhe sfidoi bashkëlojtarët e tij të tregojnë vazhdimësi më të mirë në edicionin e ri, në kërkim të titullit në Premierligë. “Titulli ynë ka mbyllur shumë, goja sepse njerëzit na varrosën dhe nuk kishin besim te ne”, deklaroi braziliani për The People.
“Askush nuk na i dhuroi titujt që fituam, secili prej kundërshtarëve luftoi në 100 për qind. Nuk e pranoj se Chelsea ishte ekip me fat, sepse nuk është e vërtetë. Chelsea është i obliguar të luftojë për titull në Premierligë, në sezonin e ardhshëm. Kjo është sfida dhe obligimi ynë”, shtoi ai.
Pronari Roman Abramovich ende nuk ka vendosur nëse do që të mbajë ose të lirojë nga detyra Di Matteon. Por, Luiz ka theksuar se futbollistët duan që italiani të mbetet në drejtim të ekipit. “Ne duam që Di Matteo të vazhdojë, por vendimi është në duart e pronarit”, përfundoi ai.