E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuian: Reali nuk eshte dorezuar

Sulmuesi dhe golashenuesi me i mire i Realit te Madridit Higuian theksoi para ndeshjes se fundit te kampionatit spanjoll se ekipi i tij beson ende te titulli kampion: - "Skuadra ka fituar besimin e duhur dhe ne e dime se duhet ta vazhdojme betejen deri ne fund, perderisa mundesite matematikore jane ne loje. Ne duhet te fitojme ndaj Malages dhe te shohim ne fund se cfare do te ndodhe. E dime shume mire se do te jete teper e veshtire per ekipin e Barcelones, qe te lere pike ne "Nou Camp", por po ashtu edhe Valadolidit i duhet fitorja. Do te jete nje jave interesante." Reali i Madridit e humbi kryesimin ne Spanje, pas ndeshjes direkt me katalanasit dhe pas eliminimit te shpejte nga Champions, titulli kampion konsiderohet shansi i fundit per te shpetuar sezonin pa asnje trofe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›