E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas kerkon kalim te shpejte te Barcelona

Mesfushori i Arsenalit, Ces Fabregas deshiron qe te largohet nga veriu i Londres dhe te kthehet te Barcelona, sa me shpejt te jete e mundit, ne baze te deklaratave te babait te tij. Francezi Fabregas ka konfirmuar se lojtari deshiron ta zgjedhe kete situate sa me shpejt te jete e mundur, duke qene se gjate muajit tjeter ai do te jete i impenjuar me Spanjen, per ndeshjet finale te Kupes se Botes. Babai i Fabregasit eshte gjithashtu dhe menaxher i lojtarit dhe ka folur per sa i perket te ardhmes se tij. "Negociatat mes ekipeve te Arsenalit dhe Barcelones nuk duhet te jene teper te gjata", - theksoi ai per nje radio katalanase. "Ces tani eshte i perqendruar te ekipi kombetar, por ai ka deshire te perfundoje sa me shpejt me ceshtjen e merkatos dhe te firmose nje kontrate te re." Fabregas do te fluturoje drejt Londres per te takuar trajnerin Venger, te cilit do t'i komunikoje faktin se ai ka deshire qe te largohet nga skuadra e Arsenalit. "Nuk jam i sigurt si do te perfundoje kjo gje, por duhet te respektohet me shume deshira e lojtarit". Febregas insiston se duhet te bashkohet me ekipi katalanas. "Ces ka punuar gjithmone mire me Arsen Vengerin dhe ne duhet ta falenderojme shume trajnerin, jo vetem se djali eshte rritur me kete skuader, por edhe per vete faktin se tani ai duhet te largohet nga ekipi", - shtoi babai i Fabregas. Barcelona po pergatit nje shume prej 30 milione sterlinave, me qellim qe te fitoje sherbimet e lojtarit ne fjale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›