Juliana Pasha kalon me sukses ne finalen e Eurovizionit
Me nje paraqitje me te vertete elektrizuese dhe mjaft dinjitoze, konkurrentja nga Shqiperia ne Festivalin Europian 2010, Juliana Pasha, ka arritur te siguroje nje vend te sigurt ne finale. Me kengen e saj "It's all about you", e 12-ta ne performance, kengetarja 30-vjecare me ze potent, ndezi mbreme publikun e pranishem ne stadiumin gjigant "Telenor Arena" ne Oslo te Norvegjise, duke u bere njekohesisht nje nga 10 finalistet e pare. Me nje komunikim perfekt me kameren, me nje veshje skenike, te cilen e kishim pare qe ne provat paraprake, si dhe e shoqeruar nga violinisti i njohur Olen Cezari, Juliana nuk mund te mos spikaste. Ajo qe ra ne sy mbreme dhe qe vlen per t'u theksuar, eshte fakti qe kengetaret synuan te perfaqesoheshin kryesisht me motive tradicionale ne materialet e tyre, ndersa per Shqiperine, mund te themi se eshte hera e pare qe konkurron me nje kenge me te vertete moderne evropiane. Per Juliana Pashen, e cila kendoi e 12-ta ne radhe, ishte parashikuar edhe me heret nga ekspertet dhe mediat e huaja ky kualifikim, edhe pse ajo bente pjese ne nje grup te veshtire, mes shume vendeve sllave dhe te Europes Lindore, qe votojne perhere per njera-tjetren. Ajo performoi ne gjuhen angleze, sikurse edhe disa kengetare te tjere, si perfaqesuesja e Letonise- Aisha; Bosnje-Herzegovina- Vukašin Brajic; Polonia- Marcin Mrozinski, Belgjika- Tom Dice; Malta- Thea Garrett; si dhe Bjellorusia- 3+2.
Mes 17 konkurrenteve pjesemarres, permes televotimit dhe jurise profesionale, mbremjen e djeshme arriten te kualifikohen per ne finale vetem 10 prej tyre.
Shtetet qe u perfaqesuan mbreme ishin: Moldavia, Rusia, Estonia, Sllovakia, Finlanda, Letonia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Polonia, Belgjika, Malta, Shqiperia, Greqia, Portugalia, Maqedonia, Bjellorusia, Islanda. Kenga fituese ne festivalin e 48-te ne RTSH, "Nuk mundem pa ty", (ne anglisht "It's all about you"), eshte kompozuar nga Ardit Gjebrea, ndersa teksti eshte punuar nga Gjebrea e Pirro Cako. Nderkaq, gjysmefinalja tjeter, ku do te performojne vendet e tjera nga 39 pjesemarrese gjithsej, do te jete mbremjen e neserme, ndersa emocionet e finales se madhe, do te kemi mundesi t'i perjetojme vetem ne daten 29 Maj. Ky event ndiqet nga te pakten 130 milione teleshikues ne Europe dhe 250 te tjere qe e shohin nga platforma te ndryshme dixhitale ne gjithe boten.
Vendet pjesemarrese ne Eurosong 2010
Shqiperia
Armenia
Azerbazhani
Bjellorusia
Belgjika
Bosnja & Herzegovina
Bullgaria
Kroacia
Qipro
Danimarka
Estonia
Finlanda
Franca
Maqedonia
Gjermania
Gjeorgjia
Greqia
Islanda
Irlanda
Izraeli
Letonia
Lituania
Malta
Moldavia
Holanda
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Rumania
Rusia
Serbia
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra
Turqia
Ukrahina
Britania e Madhe