E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Deshton biseda me Murinjon

Presidenti i Interit, Masimo Morati pranoi se ka deshtuar per t'i mbushur mendjen trajnerit te ekipit, Hoze Murinjo, qe ky i fundit te bindet per te mos u larguar te skuadra e Realit te Madridit. Murinjo ka arritur nje marreveshje me ekipin spanjoll te Realit te Madridit, pas finale se Interit, ndaj Bajernit te Mynihut. Ironikisht pas ketij takimi qe u zhvillua ne "Santiago Bernabeu", prone e Realit te Madridit, Murinjo pritet te drejtoje ekipin e ri. Morati theksoi se eshte perpjekur qe te binde trajnerin per te qendruar me gjate me zikalterit, te cilet kane fituar edhe Kupen e Italise dhe Seria A. "Relatat tona kane marre fund. Tani ne do te shohim se cfare do te bejme me konkretisht, ne te ardhmen", - theksoi Masimo Morati pas diskutimeve ne lidhje me largimin e trajnerit te ekipit te tij. Presidenti dhe trajneri do te takohen me njeri-tjetrin ne nje hark kohor prej 48 oreve, per te vendosur ne lidhje me te ardhmen. "Preferoj qe te kem nje takim personal me trajnerin, sa me shpejt te jete e mundur", - theksoi Morati. Presidenti ka hedhur gjithashtu poshte zerat se ish-trajneri i Mancester Sitit, Roberto Mancini do te jete trajneri i ekipit te tij, pasi mediat kane lakuar nje rikthim te mundshem te tij. Spekulimet permendin se edhe Sinisha Mihajlovicin, se eshte gjithashtu nje prej objektivave te Interit. Zhurma mediatike ka perfshire si nje kandidat te mundshem edhe emrin e trajnerit holandez, Gus Hidink. Morati hedh poshte zerat ne fjale. "Nuk ka kandidate per te zevendesuar trajnerin", - perfundoi presidenti zikalter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›