E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas mbron formën e Messit

Mesfushori i Barcelonës Cesc Fabregas i ka dal në mbrojtje sulmuesit Lionel Messi duke insistuar se ylli argjentinas shumë shpejt do ti kthehet shënimit të golave.

Messi nuk ka realizuar në tri ndeshjet e fundit të gjigantit katalan kundër Viktoria Plzen, Sevilla dhe së fundmi Granadas. Por, Fabregas thekson se është çmenduri të dyshohet në aftësitë e Messit dhe përkushtimin e tij ndaj ekipit.

“Ai është shumë i qetë, gjithmonë jep maksimumin për ekipin, ai e do klubin. Nuk ka asgjë më tepër që duhet thënë” tha Fabregas për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.

“Nëse e shihni avancimin që ka bërë, nuk mendoj se është i shpeshtë për një futbollist. Ai ka fituar gjithçka, përveç Kampionatit botëror. Messi shënon në çdo ndeshje, përgatit gola, luan gjithmonë, është futbollist fantastik. Nëse ka dyshime për Messin, nuk e di si na shohin neve të tjerëve” përfundoi Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›