E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çerekshekulli i takon U2’së

Sipas lexuesve të revistës ‘Q’, grupi irlandez U2 është grupi më i mirë i 25 viteve të fundit.

Ditë më parë në Londër u mbajt ndarja e shpërblimeve vjetore të revistës së njohur britanike të muzikës ‘Q’, e cila grupin e udhëhequr nga Bono Vox’i e shpalli për grupin më të mirë të këtij çerekshekulli.

Grupi Coldplay u shpall si grupi më i mirë i së sotmes, përderisa këngëtarja Adele fitoi dy mirënjohje: për interpretuesen më të mirë dhe për këngën më të mirë ("Rolling in the Deep").

Noel Gallagher u shpallë ikonë e revistës ‘Q’, dhe ai gjatë ndarjes së mirënjohjes e pranoi se ajo “nuk e bëri as përafërsisht të lumtur sa fitorja e Manchester City ndaj Manchester United”.

Në mesin e të nderuarve ishin edhe Fatboy Slim (inspirimi më i mirë), grupi Kaiser Chiefs (tingulli më inovativ), Tinie Tempah (interpretuesi më i mirë), etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›