Fabregas nuk largohet

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub pas spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit të tij në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës.
“Nuk kemi nevojë të flasim për të ardhmen time. Nuk e kuptoj prej nga vijnë spekulimet rreth meje”, tha ai për Daily Star Sunday. Reprezentuesi spanjoll ka thënë se është i lumtur në Emirates. “Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur në Arsenal. Arsenal është shtëpia ime dhe nuk planifikoj të largohem”, përfundoi ai.