Fabregas nuk shkon në Barcelonë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se Cesc Fabregas nuk do të shitet në Barcelonë. Ai po ashtu ka insistuar se klubet nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar shitjen e mesfushorit spanjoll në Nou Camp.
“Nuk kemi qenë në kontakt me Barcelonën. Nuk jemi takuar para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, por nuk ka pasur asnjë takim të fshehtë, nuk dua të shes asnjërin prej futbollistëve të mi. Ne duam të ruajmë këtë ekip. Nuk e kuptoj kampanjën e vazhdueshme rreth transferimit të futbollistëve nga Anglia në Spanjë”, tha Wenger.