E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, në mbrëmje përballja Inter- Juventus

Ne kerkim te rikthimit te titullit kampion te vitit 2006, Juventus do te zbrese sot ne oren 20:45 ne tempullin e Interit “Meazza” me objektivin per te nxjerre perfundimisht nga gara per scudeton, zikaleterit e drejtuar nga Hoze Mourinho.
Ne prag te shperthimit te nje tjeter skandali ne Serine A, dy rivalet e perjetshem do te perballen mes tyre ne ate qe mediat italiane e kane cilesuar si “derbi i helmuar”.

Vendasit e Interit vijne ne kete sfide pas nje forme jo te mire, e cila iu kushtoi vendin e pare qe tani mbahet nga Roma. Per kete arsye kampionet ne fuqi te Italise do te kerkojne maksimumin per te vazhduar garen per titullin kampion, pasi nje humbje do te nderlikonte pozicionin e tyre ne renditje, me Milanin qe pret nje tjeter hap fals te tyre.

Por ne te njejten kohe Mourinho duhet te shpenzoje sa me pak energji nga te besuarit e tij, te cilet te marten do te luajne nje tjeter ndeshje te rendesishme ne gjysmefinalet e Liges se Kampioneve kunder ekipit me formen me te mire Barcelona.

Te gjitha keto mund te ndihmojne Juventusin ne objektivin e tij per te marre nje rezultat pozitiv ne tranferten e Milanos. Skuadra e drejtuar nga Zakeroni ka kaluar nje sezon te mbushur me oshilacione, por askush nga futbollistet bardhezi nuk deshiron kete sfide, e cila mund t’I pajtonte perfundimisht me tifozet e tyre.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›