Fabrika e “Dokufestit”, me tre filma në Beograd

Tre filma dokumentarë të prodhuar nga festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe i filmit të shkurtër “Dokufest” që mbahet në Prizren do të shfaqen në festivalin “Free Zone” në Beograd.
Filmat, prodhim i Fabrikës së Filmave për të Drejtat e Njeriut një program special i festivalit, do të shfaqen në “Free Zone”, më 6 nëntor, një ditë para se festivali në kryeqytetin serb të përfundojë edicionin e këtij viti që ka nisur të premten mbrëma.
Filmi “Mur” me regji Nikola Poliq, që sjell historinë e murit të ndërtuar para dy dekadash në shkollën fillore të fshatit Robovcë - njëzet kilometra në jug të Prishtinës - i cili ende ndan nxënësit shqiptarë dhe serbë, është njëri nga tre filmat që do të shfaqet në këtë festival. Përpos tij, në Beograd do të shfaqet edhe filmi dokumentar për flamurin e Kosovës. (Koha Ditore)