Liverpooli, paralajmëron përforcime

Liverpooli po ashtu u eliminua nga League Cup nga Swansea të mërkurën, rezultat që konfirmoi mungesën e një skuadre të kompletuar, sidomos në repartin sulmues. Lëndimi i përforcimit të bërë gjatë verës, Fabio Borini, i përcjell me largimin e Andy Carrollit si huazim në West Ham, ka lënë vetëm Luis Suarezin si opsion në sulm.
“Jam në bisedime me pronarët rreth përforcimit të skuadrës. Ne e dimë se duhet të përforcohemi. Do të kemi fonde. Prioriteti është të sjellim futbollistë që do të na ndihmojmë në ndërtimin e skuadrës. Kemi ekip të vogël në numër”, deklaroi Rodgers për BBC Sport.
Liverpool aktivizoi skuadër shumë të re në derbin e Merseyside kundër Evertonit fundjavën e shkuar me tinejxherët Raheem Sterling, Suso, Jonjo Shelvey dhe Andre Wisdom.