Shkencëtaret vunë re dritën e yjeve më të lashtë të Gjithësisë

Ekspertet e astrofizikës, të cilët punojnë më të dhënat e teleskopit kozmik me rreze gama “Fermi”, zbuluan gjurmët e dritës se yjeve të parë të Gjithësisë.
Sipas fjalëve të shkencëtareve, të "shihet" rrezatimi i jashtë galaktikës është diçka shumë e rëndësishme, sepse kjo mundëson vështrimin e historisë së lashtë të Universit.
Shkencëtaret supozojnë se rrezatimi në sfond e ka origjinën në epokën nga 300 mije deri në 1 miliard vjet pas shpërthimit të madh.
Vëzhgimet i ndihmuan shkencëtaret të marrin të dhëna të reja mbi procesin e lindjes së yjeve më të lashtë.
Në veçanti, sipas llogaritjeve të tyre, shpejtësia e formimit të yjeve ka qenë shumë me e ulët nga sa mendohej me parë.