E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabrika serbe e bombave ne SHBA

Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 2020

Policia amerikane zbuloi ne San Diego nje fabrike te vertete bombash brenda shtepise se George Djura Jakubec nje imigrant ky nga Serbia.

Jakubec eshte akuzuar per plackitje bankash dhe per posedimin e depos me te madhe te eksplozivit te prodhuar ne forme artizanale qe eshte zbuluar ndonjehere ne territorin e Shteteve te Bashkuara. Gjykatesi amerikan urdheroi qe Jakubec te paraburgoset menjehere dhe qe ekuacioni per lirimin e tij eventual te jete pese milione dollare.

Jakubec 54 i cili ne opinion prezantohet si konsulent i softuereve u deklarua te jete i pafajshem perkunder zbulimit te pajisjeve te shumta shkaterruese dhe perberesve per prodhimin e mjeteve shperthyese ne shtepine e tij.

Mirepo ekspertet amerikan per eksplozive deklaruan se lloji i sasise enorme te eksplozivit qe u gjet ne shtepine e amerikanit me prejardhje serbe ne San Diego eshte i njejte me ate qe shfrytezohet ne gjithe boten per sulme vetevrasese dhe nga grupet terroriste.

Ne shtepine e Jakubec u gjeten edhe 13 bomba pa mbushje eksplozivi i nevojshem per to dhe nje sasi e konsiderueshme e shrapnelit. Paraprakisht nga shtepia u zhvendosen materiale te shumta te rrezikshme si kater litra acid hidroklorik nje liter acid nitrik mbi 85 litra acid sulfurik dhe 25 kilograme heksmine.

Bastisja e be pasi qe nje jave me heret si pasoje e nje shperthimi qe ndodhi ne shtepine qe Jakubec ishte plagosur kopshtari i tij Mario Garcia 49 dhe si pasoje ishte mbyllur edhe autostrada e afert Interstate 15.

Me Jakubec jetonte edhe ish-gruaja e tij Marina Ivanova e cila ne vitin 2009 bashke me te e kishte plackitur shitoren Fry Electronics.
Per kete plackitje Jakubec ishte denuar me tri vjet burg me kusht. ABC News

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›