Fabrikë riciklimi për mbetjet, banorët e Lushnjes protestë: Ndot ajrin
Lushnje- Banorët e fshatit Plugë të komunës Golem në Lushnje janë ngritur në protestë duke kundërshtuar ngritjen e një fabrike për riciklimin e mbetjeve në këtë fshat.
Afro një mijë banorë kanë kërkuar me ngulm ndalimin e këtij projekti duke theksuar se është një dëmi madh për shëndetin e dhe jetën e tyre. Pasi vendi ku po ngrihet fabrika është gati 30 metra nga zonat e banuara.
Teksa ata shprehen se ky projekt ka nisur zbatimin pa marrë asnjëherë aprovimin e Këshillit të Komunës.
Sa herë që është paraqitur për miratim, banroët thonë se është hedhur poshtë me votë unanime nga anëtarët e Këshillit të Komunës.
Përveç riciklimit të mbetjeve, në këtë fabrikë ka nisur edhe përpunimi i solarit që sipas banorëve shkakton ndotje të lartë të ajrit.