I prenë ujin banorëve tek Mali i Robit, Totozani: Të ndiqen penalisht
Tiranë- Disa ditë pasi banorëve të zonës së Malit të Robit në qytetin e Durrësit i ndërprenë ujin e pijshëm, nga punonjës të ujësjellësit të Kavajës, Avokati i Popullit rekomandon ka reaguar sot duke rekomanduar që punonjësit që kanë kryer këtë veprim të ndiqen penalisht.
Në një shkresë zyrtare drejtuar prokurorisë së rrethit Kavajë, Avokati i Popullit bën të ditur se pas denoncimit të banorëve në media institucioni që ai drejton ka hetuar rastin në terren.
Në të cilën ka konstatuar shkelje ligjore dhe shpërdorimin detyre nga personat që u paraqitën si punonjës të ujësjellësit.
Sipas avokatit të popullit është e paligjshme ndërprerja e ujit të pijshëm të abonentëve, të cilët rezultojnë të rregullt në pagesën e faturave.