E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook shënon rënie, humb përdorues

KALIFORNIA - Facebook, me pothuajse 700 milion perdorues ne te gjith globin, po pëson një rënie të përdoruesve në shtetet e bashkuara dhe Kanada.

Zëra të brëndshëm, deklarojnë se rrjeti social më i famshëm në planet po pëson një rënie të dukshme në numrin e përdoruesve. Në Qershor, llogaritet të kenë qënë të lidhur 687 milion persona, duke regjistruar një rënie të perdoruesve lidhur me dy muajt e shkuar. Vitin e shkuar facebook eshte rritur me mbi 20 milion përdoruesa në muaj, në prill dhe maj, u rrit me 13,9 dhe 11,8 milion perdoruesa.

Nunri i përdoruesve në Shtetet e Bashkuara pësoi një rënie prej 6 milionësh ne muajin e majit, nga 155,2 milion në fillim të majit në 149,4 milion në fund te muajit. Kjo shënon herën e parë gjatë vitit të fundit kur facebook pëson një rënie në SHBA.

Perdoruesit Kanadez kan pësuar një rënie prej 1,5 milionësh.

Zërat e brëndshëm, thonë që kur numri i përdoruesve në popullatën e një shteti arrinë 50%, rritja fillon e ndalon. Humbje prej 100.000 përdoruesish ka pësuar edhe Anglia, Norvegjia dhe Rusia.

Ndërkoh numri i përdoruesve te facebook është rritur në vëndet në zhvillim, si Meksika, Brazili dhe India, në secilin shtet me një rritje prej 2 milion përdoruesish.

TechCrunch ka deklaruar se Twitter dhe Linkedin kan pasur rritje të madhe në përdorues në vendet si, ShBA, Angli, Kanada, Gjermani dhe Francë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›