E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi telefonon Bielsën, Leonardo drejt Paris SG

ITALI- Aventura e Leonardos në stolin e Interit mund të jetë drejt fundit dhe një gjë të tillë e konfirmon telefonata e bërë këto ditë nga presidenti Masimo Morati në adresë të Marselo Bielsës.

Ai i ka kërkuar trajnerit kilian nëse mund të drejtojë zikaltërit, ndërkohë që ende nuk është zbuluar se për cilin sezon bëhet fjalë, duke qenë se trajneri brazilian është ende nën kontratë.

 Sa i përket Leonardos, ai mund të rikthehet në rolin e një drejtuesi, por sot është zbuluar edhe një ofertë e Paris Sent Zhermen, që braziliani të bëhet drejtor sportiv i këtij klubi. Do të priten zhvillime të tjera, por është fakt se Morati e ka kërkuar Bielsën edhe në muajin dhjetor, pas largimit të spanjollit Rafael Benitez.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›