Facebook teston njoftimet me zë

Rrjeti social është duke zhvilluar aktualisht disa prova për të parë reagimin e përdoruesve kur ata të njoftohen me një sinjal “ping” sa herë që dikush shkruan në timeline-n e tyre, sa herë që iu dërgon një mesazh apo i fton në një event.
“Për momentin po testojmë opsionin e njoftimit me zë”,- tha një nga zëdhënësit e Facebook-ut. “Testimi ka përfshirë vetëm një përqindje të vogël njerëzish dhe mund të kontrollohet nga faqja e Account Settings.”
Akoma nuk dihet nëse njoftimet me zë do të jenë të disponueshme për të gjithë
Ky testim u bë publik nga një reporter i VentureBeat, profili i të cilit ishte në listën e testimit të audiencës. Gazetari postoi një video, të cilën mund ta shihni më poshtë, duke theksuar faktin se sa e bezdisshme ishte kjo karakteristikë e re.
Ndoshta, edhe një pjesë e madhe e njerëzve do të kenë të njëjtin mendim, veçanërisht nëse marrin njoftime të shpeshta në profilin e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që Facebook-u teston në këtë mënyrë opsionet e reja, megjithatë deri tani nuk dihet nëse njoftimet me zë do të jenë të disponueshme për të gjithë në të ardhmen. (PCWorld Albanian)