E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam dembel

Sulmuesi i Fulhamit, Dimitar Berbatov është mbrojtur nga kritikat e tifozëve të Manchester Unitedit, që e quanin “dembel” gjatë kohës së tij në Old Trafford.

31 vjeçari realizoi 57 gola në 149 ndeshje gjatë aventurës katërvjeçare me Unitedin pasi Sir Alex Ferguson e transferoi nga Tottenhami. Por, edhe pse fitoi titullin në Premierligës dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në edicionin 2010-11, Berbatov gjendet në pozitë ku duhet të mbroj veten nga akuzat se nuk angazhohej sa duhet në kohën sa ishte me Unitedin.

“Jam larguar nga Manchester United me kokën lart”, deklaroi 31 vjeçari për tabloidi britanik The Sun. “Kam dhënë 100 për qind nga vetja dhe askush nuk mund të dyshon në paraqitjet e mija, sidomos nëse krahasoni sa minuta kam luajtur. Isha golashënuesi më i mirë i Premierligës më 2010-11 dhe asnjëherë nuk ndihesha rehat në bankinë. Ndoshta më është dashur të luaj më tepër por gjithmonë kam pranuar urdhrat e menaxherit. Kurrë nuk e kam konsideruar veten yll, vetëm si shërbëtor të ekipit”, përfundoi ai.

Me tre gola në pesë paraqitje si titullar për Fulhamin, Berbatov është adaptuar mirë në skuadrën nga perëndimi i Londrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›