Facebook-u/Berisha: Jemi 380 mijë fansa
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar faqen e tij në Facebook si rrjetin me rritjen më të shpejtë dhe me shtrirjen më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në një mesazh të shkruar në profilin e tij, kryeministri Berisha thekson se tashmë kjo faqe numëron 380 mijë fansa. “Urime! Mbrëmë vonë ne u bëmë 380 mijë në rrjetin tonë social të FB. Besoj se secili prej nesh ndjehet i privilegjuar dhe krenar, si anëtar i këtij rrjeti, që në një kohë kaq të shkurtër arritëm ta bëjmë rrjetin social më të hapur, më të ri në moshë, më të pasur në komente dhe tematikë e më debatin më të gjallë. Në proporcion ky është rrjeti me rritjen më të shpejtë, shtrirjen më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai numëron sot me miliona e miliona miq dhe vizitorë nga dhjetëra e dhjetëra vende nga të gjitha kontinentet. Për mua ‘Ju jeni të Parët!’”, shkruan Berisha.