Facebook'u arrin një miliardë përdorues

Rrjeti shoqëror Facebook nga dita e sotme ka mbi një miliardë përdorues. Informacionin për këtë shifër të përdoruesve e publikoi Mark Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.
“Prej mëngjesit të sotëm, më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në muaj. Nëse jeni duke e lexuar këtë mesazh: ju falënderoj që mua dhe ekipit tim të vogël na keni dhënë nderin për t’iu shërbyer juve. Ti ndihmosh miliarda njerëz për tu lidhur me njëri – tjetrin është e mrekullueshme, përulësi dhe është gjëja me të cilën jam krenarë në jetë", u shpreh Zuckerberg në profilin e tij.
“Do të punoj në mënyrë të devotshme për çdo ditë për ta bërë Facebook-un më të mirë për ju dhe një ditë, shpresojë që, do të mund të lidhemi edhe me pjesën tjetër të botës”, tha Zuckerberg përmes një statusi në profilin e tij të cilin mund ta shihni më poshtë. /PCWorld Albanian/