Nisin albumin

Kitaristi i grupit të njohur Metallica, Kirk Hammet, ka konfirmuar se grupi së shpejti do të fillojë punën në albumin e ri.
“Momentalisht po punojmë në një film 3D, i cili po xhirohet në Kanada. Kjo gjë po na merr shumë kohë. Por, sapo ta përfundojmë atë, do të fillojmë të incizojmë albumin e ri”, deklaroi Hammet për revistën e njohur muzikore ‘Rolling Stone’.
Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Hammet foli edhe për muzicientin e ndjerë Kurt Cobain.
“Kënga e tij e preferuar ishte ‘Whiplash’. Njëherë ishte në koncertin tonë në Seatle, që ishte pjesë e turneut tonë ‘Black Album’. Më kujtohet se po interpretonim këngën ‘Whiplash’ dhe se ai më shikoi dhe çoi grushtin lart. Në atë moment i thash se e dija që i pëlqente kjo këngë, dhe se ajo ishte vetëm për të”, kujtoi Hammet.