Sokoli në vend të Kapitit?
Ai është kontestuar më së shumti nga ‘Plisat’ të martën, në humbjen nga ekipi llapjan, 1:2. Drejtuesit e klubit bardh e kaltër nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, por Express mëson se Kapiti mund të shkarkohet shumë shpejt.
“Për momentin, ai mbetet trajner i Prishtinës. Ai do ta udhëheq ekipin në ndeshjen e ardhshme. E kemi mbajtur një mbledhje për ta shqyrtuar gjendjen aktuale, por nuk kemi biseduar për trajnerin”, ka qenë i shkurtër nënkryetari Afrim Muçiqi, i cili shtoi se për çfarëdo ndryshimi eventual, do të njoftohet opinioni me kohë.
Ka gjasa që, në rast të largimit, Kapitin ta zëvendësojë trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit, në një prononcim për Express, ka treguar se shumë shpejt mund ta marrë në dorë ndonjë skuadër, qoftë kosovare apo më larg, por ekzistojnë mundësitë reale që të jetë pikërisht ‘Billi’, ai që do t’i drejtojë bardh e kaltrit në vazhdim të sezonit.