E Diel, 1 Nëntor 2026

Fadil Berisha nxjerr lakuriq katër “Miss”-et

Fotografi shqiptar Fadil Berisha ka realizuar një shërbim fotografik me katër bukuroshe amerikane ndër vite.

Kanë kaluar 18 vjet që kur ajo u bë e famshme në "Miss SHBA". Por Shana Moakler ka treguar se mund të përballojë shumë mirë konkurrencën e bukurosheve më të reja, teksa është veshur për një poster të "Peta".

Bashkë me Alisa Campanella, "Miss SHBA 2011"; Shandi Finnessey, "Miss SHBA 2004" dhe Susie Castillo, "Miss SHBA 2003", "miss"-i tashmë 38-vjeçare ka realizuar një poster bardhë e zi, tepër joshës.

Kurioz është fakti që fotografi ka qenë me origjinë shqiptare: pikërisht i famshmi Fadil Berisha, i cili ka realizuar një kryevepër me katër femrat, të cilat kishin veshur vetëm taka, duke mbuluar me delikatesë pjesët e tjera të zbuluara të trupit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›