Fadroma pallatit të kunatit të Dash Pezës. Bashkia: Është me leje
TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit ka udhëruar sot Ndërtimoren të rrëzojë një pallat 12 katësh në qendër të Tiranës.
Ndërtesa, që ndodhet fill pas 15 katëshit në kryeqytet mësohet se është në pronësi të kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, sulmuar së fundi nga kreu i qeverisë, Berisha për përfitime lejesh ndërtimi të paligjshme.
Mësohet se urdhri për shembjen e tij është dhënë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore, në varësi të Ministrisë së Punëve Publike, sipas të cilit ndërtesa është e paligjshme. Në vend kanë mbërritur fadromat dhe forca të shumta policie.
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas kësaj ndërhyrjeje, duke e cilësuar atë si abuzimin e radhës. Sipas saj, ndërtesa është me leje të rregullt dhe ngritur në përputhje me ligjin