E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, PS: Krimi, 1 miliardë euro. Prokuroria të hetojë

TIRANË- Partia Socialiste i kërkoi sërish sot Prokurorisë të nisë hetimin për krimin elektoral në rrugën Durrës-Kukës dhe pjesën më të kushtueshme të aksit, Rrëshen-Kalimash. Deputeti Erion Braçe ka publikuar sot të tjera fakte që sipas tij dëshmojnë abuzimin e madh të bërë në këtë segment.

Sipas tij, operimi me "by pass-e", ndërtimi i tyre, në kundërshtim me nenet e Kontratës, për nevoja elektorale, si zgjidhje materiale e gjetur nga "doktori i zemrës", për të përmbushur funksionimin ritmik të gënjeshtrës më të madhe elektorale, paguar nga paratë e buxhetit të shtetit, shton shifrat e dëmit ekonomik shkaktuar nga Qeveria e Sali Berishës në ndërtimin e kësaj vepre.

Braçe ka deklaruar se në muajin maj, Porositësi ka urdhëruar kompaninë ndërtuese që, për nevoja të inaugurimit elektoral të një pjese të punimeve në rrugë, brenda muajit Qershor, të ndërtojë by pass-in e Kalanianit, midis urave 101-106, pranë fshatit Gziq, me gjatësi 1.5 km e me vlerë të paguar mbi 5 mln euro.

"Kjo rrugë, që nga dita pas inaugurimit të Sali Berishës nuk përdoret më dhe kjo është vlera më e madhe e paguar për një ditë elektorale nga Sali Berisha, me paratë e taksave tona"- tha ai.
Sipas tij nga nxitimi elektoral, defektet në urën nr 5, kanë bërë që dy këmbë e saj të ndërtohen e prishen, referuar çmimeve të kontratës me një vlerë të madhe.

Po për të njëjtat qëllime, nxitimi elektoral, defektet në urën nr. 6, njëra këmbë e saj të ndërtohet e prishet dy herë, referuar çmimeve të kontratës me një vlerë të madhe.
"Të gjitha këto shpenzime i shtohen çmimit të kontratës, kostos së rrugës që ne po paguajmë e do të vazhdojmë të paguajmë për shkak të borxhit të marrë për të, e vjedhjen konsumuar bashkë me të! Duçja shqiptar, vërtetë premtoi se do të shkrinte dhe vathët e varëset e grave shqiptare për të financuar ndërtimin e kësaj rruge por sot është e provuar se vjedhja në këtë rrugë po rrëmben paratë e bukës së gojës së çdo familje shqiptari"- tha ai.

Më tej, ai ka kujtuar se krimi në shkelje të ligjeve në fuqi e shpërdorim të detyrës, gjatë procedurave të prokurimit e hartimit të kësaj kontrate është një krim i hetuar, denoncuar juridikisht por i pa gjykuar për arsye politike pas atyre procedurale.

"Ne i kërkojmë edhe një herë sot prokurorisë të kryejë veprimet hetimore për këtë krim. Ky është apeli i fundit drejtuar këtij institucioni. Pas këtij apeli do të ndërmarrim veprime të tjerë që synojnë të vënë nën hetim këtë krim!"-përfundoi Braçe.

****

Durrës-Kukës, PS: Prokuroria të mos heshtë

TIRANË- Partia Socialiste i është drejtuar sërish sot me një apel Prokurorisë për nisjen e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës dhe shembjen e tunelit të Thirrës.

Gjatë një komunikimi me mediat, deputeti i PS-së, Erion Braçe duke ritheksuar abuzimet e shumta në ndërtimin e rrugës dhe koston që shtohet përditë e më tepër ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës, lidhur me dëmin e madh ekonomik që i është shkaktuar vendit.

"Ne e konsiderojmë të papranueshme heshtjen e Prokurorisë, e cila nuk duhet të veprojë vetëm në raste vdekjesh. Duam shpjegim se përse Prokuroria nuk bën hetim për këtë krim ekonomik kolosal",ka thënë Braçe.

Fatura financiare për këtë rrugë, sipas Braçes pritet të shtohet edhe më. Ai ka kujtuar se shpenzimet e qeverisë për një kilometër rrugë nuk lënë vend për dyshime lidhur me abuzimin e madh, të cilin ai e ka quajtur si mashtrimin më të madh të 13 viteve të fundit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›