E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fair-Play, Shqipëria e 49-ta

(ALBANIA SPORT) – Shqipëria renditet në vendin e 49-të përsa i përket “Fair-Play” nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Klasifikimin e ka publikuar qeveria europiane e futbollit, që ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të zhvilluara nga klubet dhe ekipi përfaqësues në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Periudha e marrë në vlerësim është 1 maj 2009-30 prill 2010.
Në kriterin e vlerësimit “Fair Play” janë marrë në konsideratë raportet e hartuara nga delegatët e UEFA-s, bazuar në kritere të tilla si pozitiviteti i lojës, respekti ndaj kundërshtarit, respekti ndaj gjyqtarëve, sjellja e tifozëve dhe e zyrtarëve, dhe gjithashtu edhe ndëshkimet me karton të verdhë e të kuq.
Shqipëria, e 49-ta, ka zhvilluar 24 ndeshje ndërkombëtare në nivel kombëtaresh e klubesh, duke grumbulluar 7.589 pikë, e duke lënë pas vetëm San Marinon (7.535 pikë), Lihteshtejnin (7.374), Luksemburgun (7.340) dhe Andorrën (7.337). Përpara ndesh janë Bosnjë-Hercegovina (vendi i 47-të, 7.484 pikë) dhe Maqedonia (vendi i 48-të, 7.449 pikë).
Ekipi më i mirë i renditjes “Fair-Play” është Suedia me 8.263 pikë, të grumbulluara këto pas 65 ndeshjesh. Në vend të dytë renditet Danimarka (8.169 pikë, 64 ndeshje) dhe në të tretin Anglia (8.168 pikë, 108 ndeshje).Burimi: Albania-sport.comE Marte, 26 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›