E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith-Topallit: E ardhmja e Kosovës është shumë premtuese

I dërguari special i BE-së për Kosovën, Pieter Feith një një takim me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është shumë premtuese. Sipas tij Shqipëria po bën lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për gjithë mbështetjen e vazhdueshme të parlamentit dhe qeverisë së Shqipërisë. Ai theksoi se hapat e bëra nga institucionet e Kosovës, bashkëpunimi me fqinjët, forcimi i shtetit ligjor janë përpjekje shumë pozitive jo vetëm në zhvillimin e Kosovës por edhe në rrugën e saj drejt Europës.
Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit theksoi se vlerëson punën e insitucioneve të Kosovës duke i shprehut zotit Faith edhe vlerësimin për punën dhe kontributin e tij personal dhe të dhe misionit të BE-së në Kosovë, si një kontribut shumë i rëndësishëm.
Duke u ndalur në reformat e bëra në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit tha se procedurat online dhe dixhitalizimi , ka bërë që lufta ndaj korrupsionit të jetë efikase dhe Shqipëria të ngjitet në klasifimimin e "Transparency International".
Kryetarja e Kuvendit gjithashtu theksoi se Shqipëria është në momente kur pret heqjen e vizave dhe se Parlamenti ka miratuar të gjitha ligjet që janë pjesë e detyrimeve.
Ndërkohë zoti Faith dhe Kryetarja e Kuvendit ndanë vlerësimin se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe se, nga Shqipëria ashtu si edhe nga miqtë Europianë po bëhen të gjitha përpjekjet për rritjen e numrit të vendeve që njohin shtetin e ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›