E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Të shtyhet votimi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule kërkon shtyrjen e votimit të anëtarëve të dekretuar të Gjykates Kushtetuese, deri në zgjidhjen e situates politike. Vetëm pak minuta pasi Bamir Topi dekretoi 3 emrat e rinj për Gjykatën Kushtetuese, aleati i PS-së, Dule ka kërkuar shtyrje të votimit ndërkoh që ka mbështetur propozimin e socialistëve për votim konsensual.
Ndërkaq Dule ka kritikuar dhunën që sipas tij policia ka ushtruar ndaj protestuesve paqësorë të opozitës.
Sipas Dules është i pafalshëm përdorimi i lëndëve kimike si gaz lotsjellës në protestat paqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›