Faith-Topi: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
Presidenti Bamir Topi deklaron se Shqipëria mbështet institucionet e Republikës së Kosovës, përkushtimin dhe angazhimin e autoriteteve zyrtare për të bashkëpunuar me praninë ndërkombëtare në Kosovë.
Në një takim në Presidencë me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO), Peter Feith, Topi theksoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohjet e saj janë të pandalshme.
Sipas një njoftimi të presidencës, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën pikëpamje përsa i përket rëndësisë së qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon nëpërmjet bashkëpunimit në rritje dhe kontakteve sa më frekuente mes udhëheqësve politikë si dhe zhvillimit ekonomik, duke synuar integrimin e të gjithë vendeve dhe popujve të rajonit në gjirin e familjes evropiane.