E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith no more

Pieter Feith, në emër të vlerave europiane, u angazhua që në Kosovë të instalohet parimi se “kush është nën hetime, nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve”. Tash, është radha e tij ta përfillë këtë rregull. Analistë politikë thonë se pas publikimit të dokumenteve që tregojnë se ai është hetuar nga EULEX’i, Feith duhet ta shqyrtojë largimin nga pozita e Shefit të ICO’së. Nga Valmir Klaiqi më 22 qershor 2011 në ora 08:36

Pieter Feith kishte mbajtur shpesh leksione morali për politikën kosovare.
Holandezi, si njeriu i parë i BE’së në Kosovë, kishte qenë i zëshëm sidomos gjatë një debati në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, ku kishte kërkuar në mënyrë eksplicite që zyrtarët kosovarë që janë objekt i hetimeve të japin dorëheqje derisa të mos sqarohen dyshimet për ta.

“Është praktikë në vendet demokratike që kur një personalitet publik që udhëheq funksione të larta është i dyshuar apo i akuzuar për korrupsion, ai të tërhiqet nga politika, së paku përkohësisht. Nëse pastrohet emri i tij, ai mund të kthehet në atë funksion. Kjo është një vlerë europiane dhe unë kam dashur që këtë ta përcjell në Kosovë”.

Kjo ka qenë deklarata e shefit të ICO’së, Pieter Feith, e cila është përsëritur nga ai disa javë rresht para zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë.
Deklaratat e Feithit, sidomos ishin parë si aluzione të qarta ndaj Fatmir Limajt, atëherë Ministër i Transportit– dikaster në të cilin EULEX’i kishte kryer një operacion masiv kontrolli.

Por, a vlejnë këto parime europiane edhe për europianët kur janë nën hetime dhe dyshohen se janë përfshirë në institucionin më të lartë financiar të një shteti?

Rasti i shefit të ICO’së, Pieter Feith i cili është hetuar nga EULEX’i për rastin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe nuk ka marrë asnjë hap për zbatimin e “parimeve europiane”, tregon se rregullat nuk vlejnë njësoj për të gjithë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›