N’krye pa u lodhur
Në Kosovë duket se asgjë nuk ka mundur t’i shpëtojë falsitetit. Në këtë vend, gjithçka më shumë ngjan në improvizim. Në këtë rast nuk bëjnë përjashtim edhe gradat e gjeneralëve të policisë. Për të mbajtur yjet mbi supe, që tregojnë rëndësinë e tyre, ata nuk kanë kaluar shkallë-shkallë, por kanë “fluturuar” drejt majës së piramidës hierarkike. Këtij “fluturimi” nuk i ka shpëtuar as presidentja aktuale e shtetit, Atifete Jahjaga.
Fascinimi i Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton me karrierën e shpejtë të Presidentes së Kosovës, duket të jetë i arsyeshëm. Me një vendim të ish-Administratës së UNMIK-ut, të marrë në vitin 2002, në atë kohë policja Atifete Jahjaga gradohet në pozitën e majores – pastaj nënkoloneles, e më pas kolonele dhe gjenerale. Në këtë mënyrë, ajo ka marrë grada pa u bërë më parë rreshtere, togere dhe kapitene. Por, jo vetëm Jahjaga i ka ngjitur shkallët e karrierës në polici, në fakt pa i prekur fare disa prej tyre. Edhe drejtori i përgjithshëm aktual i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, nga pozita e rreshterit, kishte marrë gradën e nënkolonelit.
Madje, ai këtë gradë e ka marrë në vitin 2001, para presidentes aktuale të vendit. Burime të Expressit nga Policia e Kosovës tregojnë se përveç presidentes Jahjaga dhe drejtorit Maliqi, grada me procedura të ngjashme të përshpejtuara kanë marrë edhe Sheremet Ahmeti, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Destan Thaçi, Gani Hajdari, Shaban Shala, Rrahman Sylejmani dhe Goran Stojanovic - të gjithë këta zyrtarë të lartë të këtij institucioni. Për këtë arsye, burime të Express brenda Policisë së Kosovës shpjegojnë se pakënaqësitë brenda policisë tash dukshëm kanë filluar të shtohen. Në fakt, pakënaqësitë nuk kanë të bëjnë aq shumë me mënyrën se si këta persona i kanë fituar gradat dikur, por për një gjë tjetër.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...