Fajin e ka Saliu ju jeni te paret

Si ka mundesi qe ky slogan te mos perbeje skandal Pikerisht sepse ofrohet ne nje vend ku qytetaret kane pranuar thuajse ne menyre fatale qe eshte normale qe politikanet te ndjekin interesat e tyre pavaresisht asaj qe thone dhe qe mbrojtja e interesave te qytetareve eshte me teper nje instrument marketingu ose nganjehere edhe thjesht aksident politik.
Nga Ermal Hasimja
Sloganet konceptohen si permbledhes i mesazhit te fushates. Prandaj nuk mund te mos i marrim seriozisht. Ne fakt edhe vete partite i kane marre seriozisht. Aq seriozisht sa ndoshta kane thene gjera qe nuk kane dashur ti thone. I tille eshte rasti i sloganit te fushates se PD-se shpallur prej vete Kryeministrit Ju jeni te paret. Slogani natyrisht synon te thote se te paret jane qytetaret. Problemi qendron se shprehja Ju jeni te paret nenkupton se ka edhe te dyte apo ndoshta edhe te trete. Nese jane vetem qytetaret nuk eshte e nevojshme te thuhet kush jane te paret. Kush jane pra te dytet e nenkuptuar pa dashje Konteksti nenkupton se qytetaret jane te paret ose ne raport me interesat personale te politikaneve ose ne raport me interesat e partive. Ne te dyja rastet pra jo interesa te qytetareve. Domethene ajo qe premton PD-ja eshte qe kesaj radhe interesat e qytetareve do te shihen me prioritet dhe vetem pas tyre do te vijne interesat personale te politikaneve ose partise. Kjo nenkuptohet pothuajse pa dashje sepse demokracia nuk eshte konceptuar kurre si sistem per mbrojtjen qofte edhe ne plan te dyte te interesave personale apo partiake por si sistem qe mbron interesat e qytetareve permes perfaqesimit. Do te tingellonte natyrisht shume keq nje slogan i tipit Do te mendojme per veten pasi te mendojme per ju ose Ju jeni te paret dhe vetem pastaj jemi ne. Ne fakt duket sikur slogani i PD-se shpreh ne menyre te pavetedijshme ate qe pothuajse cdo politikan mendon ne veprimtarine e perditshme se interesat e qytetareve ndeshen shpesh qofte edhe ne pikepamje perparesie me interesat personale ose partiake. Dhe eventualisht mund te jene edhe te fundit ne listen e perparesise.
Si ka mundesi qe ky slogan te mos perbeje skandal Pikerisht sepse ofrohet ne nje vend ku qytetaret kane pranuar thuajse ne menyre fatale qe eshte normale qe politikanet te ndjekin interesat e tyre pavaresisht asaj qe thone dhe qe mbrojtja e interesave te qytetareve eshte me teper nje instrument marketingu ose nganjehere edhe thjesht aksident politik.
Le te vijme te slogani i PS-se Fajin e ka Saliu. Megjithese nuk eshte slogan i shpallur fushate ka shume gjasa qe te shprehe frymen e fushates se PS-se meqenese ajo eshte deklaruar prej udheheqjes se saj si politike dhe jo administrative. Problemi i pare lidhet me faktin se natyren e zgjedhjeve e percakton logjika e demokracise dhe nevojat strukturore te politikes dhe jo njera pale apo tjetra. Rama nuk mund tu kerkoje qytetareve ta gjykojne Berishen me kritere te ndryshme nga ato me te cilet duhet te gjykohet ai vete. Nese slogani Fajin e ka Saliu nenkupton se duhet gjykuar Berisha mbi bazen e performances ne pozicionin e tij si Kryeminister atehere edhe vete Rama duhet gjykuar per performancen ne pozicionin e tij ne kete rast te kryebashkiakut. Perse valle Berisha duhet te gjykohet per performancen e tij ndersa Rama jo Nese qellimi eshte te ndeshkohet dikush qe eventualisht ka vjedhur zgjedhjet sic pretendohet atehere vete Rama duhet te kishte ikur me kohe thjesht po ti kishte marre seriozisht akuzat ne media gjykata dhe ne libra te Spartak Ngjeles dhe Prec Zogajt per zgjedhjet e vitit 2003. Problemi eshte edhe me i rende nese kihet parasysh se pervec argumentit fajin e ka Saliu Rama nuk ka asnje argument tjeter per te perligjur kerkesen per vote. As program as ide per Tiranen e se nesermes. Nderkohe ka shume qytetare te Tiranes qe jo vetem mendojne se kryeqyteti eshte bere i pabanueshem por gjithashtu se fajin per kete e ka Edi. Jo Edvini por Edi. Sepse keta nuk jane detyrimisht votues te djathte. Pjesa me e rendesishme e votuesve ata qe me voten e tyre te lekundur do te prishin balancen mes dy kandidateve jane larg militantizmit dhe klientelizmit dhe priren te bejne nje analize me te ftohte te performances se politikaneve. Per kete kategori NUK e ka fajin Saliu perse Tirana eshte e pabanueshme edhe per kryetarin pezak te Bashkise se Tiranes e jo me per ata vete si dhe NUK e ka fajin Edi qe qeverisja e Saliut i ka nderruar korrupsionit vetem ngjyren por jo peshen.
Per keto arsye sloganet e fushates deshmojne jo thjesht papergjegjshmerine politike ndaj qytetarit por edhe nje banalizim te marredhenies se mbrapshte qe ka krijuar elita politike me votuesin. Nje marredhenie ne te cilen nevoja krijuese e marketingut politik as nuk rreket te fshehe me pisllekun qe qendron pas saj. Jane ditet e arta te eksperteve te fushatave.
Gazeta Panorama
Lajme te ngjashmeMarreveshja per zgjedhjet pritet te mblidhet sot serish tryeza e partiveZgjedhjet lokale mblidhet sot tryeza e partive PS dhe PD shpallin sot kandidatetPS Do te mbrojme me cdo mjet zgjedhjet e liraKQZ miraton fondet per fushaten elektorale pjesa e luanit mes PD e PS Lidhjee paret Ermal Hasimja fajin PD PS Saliu